Barty, fiton ‘Wimbledon’-in e femrave

Ashleigh Barty fiton turneun e tenisit për femra në Wimbledon.

Australiania mposhti çekën Karolina Pliskova në finale me rezultatin 6-3, 6 -7, 6-3. Numri 1 në botë bëhet në këtë mënyrë australiania e parë pas 41 vitesh që triumfon në Wimbledon, pas Evonne Golagong në vitin e largët 1980.

Finalja e luajtur në prezencë të tifozëve dhe shumë personazhëve VIP ishte vërtetë emocionuese dhe e pasur me emocione.

Në fund, 25-vjeçarja nga vendi i ‘kangurëve’, triumfon teksa me këtë “Grand Slam” i dyti në karreirë pas atij triumfi në “Roland Garros” në 2019-ën tregon se sukseset janë rrugës.

Ky sukses e mban Ashleigh Barty-n në vendin e parë të renditjes botërore në tenisin e femrave.

“Jam vërtet krenare për veten time për mënyrën se si isha në gjendje të rivendosja dhe të vazhdoja përpara, duke vazhduar të luaja në fillim të setit të tretë dhe duke mbajtur nervat deri në fund,” tha Barty e cila pas triumfit u ngjit në tribunë për të përqafuar trajnerin, Craig Tyzzer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!