E prezanton Tare, Sarri: Këtu për të bërë futbollin tim
Trajneri i ri i Lacios Mauricio Sarri është prezantuar sot zyrtarisht. Drejtori sportiv, Igli Tare teksa prezantoi 61 vjeçarin tha: “Ne jemi shumë të lumtur që prezantojmë trajnerin e ri.
Gjej rastin të falënderoj Simone Inzagin dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë pesë viteve të fundit. E urojmë atë për sukses edhe tek Interi. Pse Sarri? Për ne ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të hedhur një hap më të vështirë.
E dinim se kishim bërë një punë të shkëlqyeshme, por me Sarrin është një terren për t’u provuar, edhe në këto kohë të vështira, që të gjithë po kalojnë në botën e futbollit. Kemi marrë një trajner me përvojë, i cili synon grupin dhe lojën agresive sulmuese. Kjo reflekton shpirtin e Lacio. Ne e mirëpresim Sarrin. Shpresojmë të gëzohemi për shumë gjëra të mira”.
Ndërkohë tekniku tha se ai ishte te lcio për të bërë më të mirën. Nuk një dualizëm me Murinjon