Sota vjen te Partizani, ndaj Stinful…

Partizani luan në 20:00 të vajtjes në Elbasan për Conference League, firmos mbrojtësi.

23 vjeçari Eljon Sota, ish-kapiteni i Apolonisë, ka firmosur sot për Partizanin e Tiranës një kontratë 3-vjeçare.

Sota ndër futbollistët më të dalluar te fierakët gjatë edicionit të kaluar pritet të jetë që sot me grupin e ftbolistëve të trajnerit Ilir Daja. Partizani luan sot për Conference League me Sfintul Gheorghe.

NJOFTIMI

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21. Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!