Kukësi firmos me një brazilian

Braziliani Vitor Feijao Correia da Silva, është përforcimi i radhës i Kukësit në Kategorinë Superiore.

Klubi njofton në rrjete se ka arritur të nënshkruajë për 2 vite me 24-vjeçarin, i cili ka provuar të luajë edhe në Serie A braziliane me Parana.

Me Criciuma, gjatë 2018-ës në Serie B, ai ka shënuar 6 gola. Treguesit teknikë, i japin të drejtë kuksianëve të besojnë se kanë goditur në shenjë.

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontrate dy vjeçare duke u bere kështu futbollisti me i ri në skuadër.

Feijao vjen te Kukësi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qenë pjese e skuadrës së Boavistas.

Futbollisti 24 vjeçar ka luajtur në një ekip me ish-futbollistin tonë, Erick Flores i cili ka qenë një shtysë për futbollistin për të firmosur me Kukësin.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellën e ekipit tonë”, njofton klubi i Kukësit, që gjatë kësaj vere ka bërë një numër të konsiderueshëm përforcimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!