Perisiç mbyll Europianin

Ivan Perisiç një ndër pikat kryesore të skuadrës së Kroacisë, ka rezultuar me Koronavirus. Është vetë Federata e Kroacisë që zbardh situatën.

“Gjatë natës, Federata Kroate ka marrë rezultatet e testeve për virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë dhënë si përfundim se pjesëtari i përfaqësueses, Ivan Perishiç, është pozitiv tashmë me koronavirus.

Stafi mjekësor i ekipit kombëtar e ka izoluar Ivan nga përbërësit e tjerë të kombëtares dhe ka lajmëruar menjëherë për situatën shërbimin epidemiologjik kompetent duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes për përhapjen e infeksionit.

Perishiç do të kalojë 10 ditë në izolim dhe në këtë periudhë nuk do të zhvillojë ndeshje të kombëtares. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të përfaqësueses, anëtarë të stafit dhe delegacionit, kanë rezultuar negativ”, shkruan Federata Kroate e Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!