Testi/ Laçi nesër ndaj Shkëndijës së Tetovës

Të premten në 17:30, Laçi ka një miqësore luksi me kampionët e Maqedonisë së Veriut që drejtohen nga Ernest Gjoka.

Në kuadër të ndeshjes së vajtjes në turin e parë të Conference League ndërsa Laçi do të ndeshet me fqinjët e Podgoricës në 6 korrik në Podgoricë, grupi bardhezi po përgatitet në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Prej javësh grupi bardhezi po stërvitet me intensitet të lartë në Strugë aty ku që prej vitit 2008 ka preferuar të ushtrohet përpara se të starojnë evenimentet sportive të sezonit të ri.

Duro me të tijtë, përpos dy seancave ditore ka testuar grupin e riformatuar me një seleksion të Strugës të cilin e kanë fituar 7-0.

Ndërkaq nesër në 17:30 Laçi ka një miqësore luksi me kampionët e Maqedonisë së Veriut në Strugë. Kurbinasit sipas burimëve që vijnë nga klubi do të qëndrojnë në Strugë deri në 28 qershor kur dhe është planifikuar kthimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!