Mbape kërkon largimin nga PSG

Projekti i Leonardos për të afruar Vajnaldum, Hakimi apo Donaruma nuk e bind Mbapenë për projekt fitues

Pas katër sezonëve me PSG, 22 vjeçari Kilian Mbape dëshiron të ndahet me parisienët që në këtë verë.

Siç raportohet nga RMC Sport, sulmuesi i ekipit kombëtar francez ka kërkuar zyrtarisht PSG që të shitet në këtë afat transferimi.

Duke skaduar për një vit, sulmuesi i shquar nuk ka rinovuar ende me skuadrën e Poçetinos pikërisht sepse dëshiron të kalojë menjëherë me një aventurë të re profesionale. Dhe Real Madrid mbetet në pole pozicion.

Më herët për talentin francez përpos Realit pati shfaqur interes dhe Liverpul por me gjasë, Mbape e ka ndarë mendjen për të veshur fanellën e galaktikëve. Aktualisht Mbape po perfaqëson Francën në ‘Euro 2020’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!