Italia mbërrin në Londër, tifozët bëjnë ‘namin’

Italia e Roberto Mançinit pasi përmbushi misionin në Olimpico të Romës teksa realizoi tri fitore në po aq ndeshje, ka fluturuar sot drejt Londrës.

Ndërsa pret të mësojë rivalin e datës 26 qershor, një mes Austrisë apo Ukrainës, për të kaltërit skena në Wembley duket gati.

Italia 4 herë kampione bote ndryshe nga Roma, në Londër do duhet të bëjë me vetëm 2000 tifozë nga 22 500 të lejuar. Ky është kapaciteti maksimal i lejuar nga rregullat anti-Covid, në një impiant që mund të presë 90,000 njerëz më së shumti.

Një numër i reduktuar për shkak të kufizimeve shëndetësore dhe rregullave të rrepta për sa i përket tamponëve dhe karantinës të parashikuara në Angli. Për këtë arsye, tifozët italianë të pranishëm do të jenë vetëm banorë të Londrës.

Ata kanë pritur me ovacione mbërritjen e skuadrës së tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!