Premier League zbardh kalendarin, nis në vapë

sportiim2

Është hedhur shorti i Premier League për edicionin e ri 2021-22.

Totenham-Mançester Siti që në ditën e parë, për të rifilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një sezon në të cilin pritet të kthehen tifozët me impiante ku kapacitetet llogaritën të jenë në maksimum.

Brentford i promovuar në elitë, do të bëjë debutimin e tij historik në Premier League kundër Arsenalit, ndërsa kampionët e Europës të Çelsit do të luajnë kundër Kristal Palasë.

Everton pret Sauthempton ndërsa Liverpul do të vizitojë ‘kanarinat’ e Noruiç.

Java e parë nis në 14 gusht.

?>