Nis xhiroja e dytë, Itali- Zvicër mbyll ditën

Nis sot xhiroja e dytë e takimëve në Grupe për ‘Euro 2020’ që po zhvillohet në disa qytete të Europë.
Në Grupin A Italia me një fitore sot ndaj Zvicrës siguron kalimin në 1/16 ndërsa helvetët me tre futbollistë shqiptarë në listë, do ju duhet të mos dalin pa pikë.
Situatë e ndërlikuar te çifti tjetër i grupit A me Turqinë e cila e ka detyrë fitoren me Uellsin. Për të mos i thënë parakohe lamtumirë kompeticionit. Turqit kanë zero pikë, Uellsi pas barazimit me Zvicrën ka një pikë.
Ndërkaq në Rusi skuadra e Çerçesov, pas atij dështimi në të parin takim me Belgjikën (3-0) pashmangshmërisht për tri pikë sot në duelin e Finlandën debutuese për Grupin B.
Ndeshjet sot:
15:00
Finlandë-Rusi (Shën Petersburg)
18:00
Turqi-Uells (Baku)
21:00
Itali- Zvicër (Romë)