Markoviç te Laçi për dy vite

Marko Roganoviç është lojtari më i ri i Laçit. Lojtari nga Titogradi ka arritur të firmosë me kurbinasit një kontratë 2 vjeçare dhe sipas drejtuesëve të bardhezinjëve ai ka obsionin edhe për një vit pasardhës.

Sakaq, mbrojtësi 24-vjeçar luan në qendër dhe në të djathtë. Roganoviç prej katër sezonesh aktivizohej rregullisht me OFK Titograd.

Më parë ka luajtur edhe me Buduçnost, ndërkohë që më herët ka veshur edhe uniformën e ekipit Kombëtar të Malit të Zi deri në 21 vjeç.

Gjithsësesi afrimi i 4 te Laçi pritet të pasohet nga goditja numër 5-ë në orët e mbrëmjes. Menaxherët janë shumë pranë akordit me një tjetër futbollist të nivelit të lartë që ‘Sporti im.al’ do ta sjellë për lexuesit e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!