Vendimet e Disiplinës…

Gugash Magani trajner dhe Klodjan  Dervishi ndihmës, kanë fituar të drejtën e pagave të prapambetura kur drejtonin Besën e Kavajës.

Ndërkaq ka dhe masa ndëshkimore për një kategori klubesh dhe sportistësh sipas rasteve të specifikuara.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës 9.06 2021

  1. Lojtari i Akademia AAS U-19, Andi Jahja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KS Kastrioti U-19, Armando Zeli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Egnatia U-19, Aleksander Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/a dhe 48/1a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i FC Lushnja U-19, Endi Gjyla, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i JA Tirana U-17, Adriatik Mici, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KS Luftëtari U-15, Aleksander Qiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KS Luftëtari U-15, Xhejni Kashah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KS Luftëtari U-15, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Gugash Magani. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 38, datë 04.12.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  11. Pranimin e kërkesës së kërkuesit, Klaudian Dervishi. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 37, datë 27.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!