Kombëtarja Spanjolle në karantinë, Enrike gati listën ‘2’

Miqësorja planifikuar ndaj Lituanisë të martën, do jetë e gjitha për Spanjën U21.

Përfaqësuesja e Spanjës në prag të ‘Euro 2020’ kaplohet nga makthi që vjen nga COVID-19. Serxhio Buskets mesfushori i Barcelonës njëherazi kapiteni i ri Spanjës ka rezultuar pozitiv.

Të gjithë kontaktet e lojtarëve por dhe stafet do duhet të mbyllën në qëndrën stërvitore për karantinën e posaçme dhe për testet e radhës.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Furitë e Kuqe’, stërvitjet janë kthyer në individuale derisa të jepet garancia e plotë nëpërmjet testeve pasuese.

Sakaq, sipas rregullores së re të UEFA-s, Luis Enrike mund të ndryshojë listën deri në ditën e fundit para debutimit në Euro 2020. Trajneri ka marrë së fundi kritika të shumëta nga Spanja dhe gjithë Europa për faktin se ka lënë jashtë liste Serxhio Ramos dhe të tjerë futbollistë të nivelit të lartë.

Mbi të gjitha si kurrë në historinë e futbollit kombëtar iberik, asnjë futbollist nga Real Madrid. Klubi më i titulluar në Spanjë, Europë e Botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!