Europiani/ UEFA redukton shpërblimet

Ndryshim kursi për shpërblimet për pjesëmarrësit e ‘Euro 2020’ që starton në 11 qershor me Turqi- Itali në Olimpico të Romës. UEFA ka vendosur që të reduktojë fondin shpërblyes me 40 milion euro, ose e thënë ndryshe nga 371 mln euro të planifikuara ata zbresin në 331 milion euro.
Gjithësesi, krahasuar me buxhetin e shpërndarë gjatë Euro 2016, shifra aktuale e prezntuar nga shteti i futbollit europian figuron më i lartë.Për europianin e Francës vlera totale e UEFA-s për kombëtaret ishte 301 milion euro
Ndërkaq përfaqësueset që shkojnë në çerekfinale gjejnë 2.25 milion euro, në gjysmëfinale 4 mln euro, ndërsa finalisti fiton 8 në vend të 10 mln euro. Sakaq, fituesi i “Euro 2020”, do të arkëtojë 28.25 milion euro. /Sportiim.al/