Kategoria Superiore shndërrohet në ‘Abissnet’

sportiim2

Tani duhet harruar termi Kategoria Superiore. Do të mbërrijë emri i ri Abissnet Sh.A. Së paku për tri edicione radhazi teksa fituesi i Ankandit do të arkëtojë për tre sezone shumën e 54 milion lekëve.

Është Liga Profesioniste Shqiptare e Futbollit e cila ka dalë me një njoftim duke specifikuar garën për shitjen e emrit teksa shton se vetëm dy subjekte prezantuan ofertë konkrete.

Njoftim Fituesi:

“Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”.

Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.” Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë.

Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria Abissnet sh.a. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vijim 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024 me vlerën 54 Milionë lekë”.

?>