Morata: Reali nuk më intereson

Spanjolli me valixhe në duar, e orientojnë të luajë te Atletiko ose Çelsi.

Iku Pirlo. Alegri u sistemua te pankina bardhezi e Juves. me mendimin për të ngjallur “Zonjën” që edicionin që u mbyll gati sa nuk i “mbyllën” gojën. Ronaldo ende në pikëpyetje për të vijuar por dhe të tjerë gati të kalojnë në sitën e Alegrit.

Spanjolli Alvaro Morata sikundër të gjithë te Juve, nuk nxori një sezon të mirë. Sulmuesi në pronësi të Atletikos duke folur për Radio Marca tha:

Kur arrita në grumbullim te ekipit kombëtar, mjeku më tha se duhet të largohem e të shkoj te skuadrat që fitojnë. Atletiko Madrid pati një sezon të shkëlqyeshëm, duke befasuar të gjithë, gjithashtu dhe Çelsi.”

Zidan? “Unë e respektoj shumë. Ai gjithmonë është sjellë në mënyrë të përsosur me mua dhe sa herë që e takoj më pëlqen të flas me të. I uroj atij më të mirën personalisht, por e vërteta është se ajo që ndodh te Real Madrid nuk më intereson për momentin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!