U grumbullua nga Shaland, Mici ikën nga Kosova

Sapo kanë parë të listuar futbollistët e tyre për miqësoret e Kosovës në Antalia të Turqisë me Guinenë dhe Gambian, drejtuesit e klubit të Prishtinës janë alarmuar. Bëhët fjalë për Glendi Micin, Endrit Krasniqin, Leonit Abazin dhe Lumbardh Dellovën.

Prishtina në pritje të startit për paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve ju drejtua me një shkresë trajnerit Shaland duke kërkuar rikthimin e lojtarëve në pozicionet e mëparshme.

Ndërkaq trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland mësohet se ka pranuar kërkesën e Prishtinës që t’i lirojë nga grumbullimi katër futbollistët në fjalë.

Ishte vetë FFK që zyrtarizoi lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!