Superliga ekziston, asnjë nga 12 klubet nuk ka firmosur largimin

Nga Spanja raportohet se projekti Superliga e shkrumbosur në 72 orë nga UEFA është ende gjallë. Gazeta ‘El Confidencial’ (e cila kishte akses në kontratën origjinale Superliga, atë të nënshkruar nga të 12 klubet Themeluese) dhe ‘Sport’, shpjegojnë se si projekti i lindur në 17 prill është ende në versionin e tij, pavarësisht njoftimeve për daljen e 6 klubeve angleze e të Atletiko Madrid, Inter dhe Milan.

Një nga hapat kryesorë të kontratës është si vijon: “Themeluesit kanë rënë dakord të zotërojnë së bashku dhe në mënyrë të barabartë Europian Super League Company SL, një kompani me përgjegjësi të kufizuar që do të zotërojë dhe administrojë Superliga drejtpërdrejt dhe përmes një numri bashkëpunëtorësh”.

Kërcënimet nga UEFA, si dhe protestat e tifozëve, siç dihet kishin bërë që Inter, Milan, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool të tërhiqeshin, por të gjitha këto klube do të kishin njoftuar daljen e tyre nga projekti vetëm verbalisht.

Në fakt, shpjegojnë burimet, asnjë nga klubet e përmendura nuk ka hequr dorë nga aksionet e tyre dhe për këtë arsye kompania që duhet të menaxhojë Superligën është ende në pronësi (dhe në pjesë të barabarta) nga të 12 klubet.

Kështu marrëveshja e nënshkruar në 17 prill (dhe e depozituar në Gjykatë) nuk është zgjidhur dhe mbetet në fuqi në të gjitha aspektet. Me të 12 shoqëritë që, pa njoftimet e heqjes dorë, do të ishin akoma pjesë e projektit në të gjitha aspektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!