Pas Çinarit e Asanit edhe Bitri për …rrugë
Partizani e ka të vështirë të mbajë lojtarët kryesorë të saj. Përfundimi kontratave e shumë prej titullarëve, i dërgon ata në kampionate jashtë Shqipërie.
Sulmesin kryesor të të kuqëve Erald Çinarin e presin te Samsunspor në Turqi, por së fundi edhe anësori i dalluar i sulmit Jasir Asani kërkohet nga Keçiorengucu. Një tjetër klub turk që në disa takime ku luante Asani ka dërguar skautë.
Ndërkohë me çantë në duar janë dhe futbollistë të tjerë. Njëri prej tyre, Enea Bitri ndërsa dje ndoqi në Kamëz, Kastrioti- Tomori, pohoi jo zyrtarisht se përfundon kontratën me ekipin e Ilir Dajës dhe se drejt tij ka një lumë me oferta.