Turqia humb garën e ‘Formula 1’

sportiim2

Pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve, Turqia përshëndet gjithashtu Grand Prix të Formula 1 të Stambollit që ishte programuar për tu zhvilluar gjatë fundjavës 11 deri në 13 qershor 2021.

Kështu pas MotoGp, ratifikohet edhe kalendari i garave zyrtare në Formula 1.

E gjitha sipas FIA-s, vjen për shkak të gjëndjes jo të mirë pandemike dhe të kufizimeve të udhëtimit drejt pistës së ‘Istanbul Parc’.

Si rezultat, Franca avancon një javë më parë (18-20 qershor) dhe Austria do të presë dy gara (25-27 qershor dhe 2-4 korrik).

?>