Tifozët anglezë: Jemi me fat të ndjekim finalen në Porto

Nga Stambolli në Porto për të luajtur në 29 maj, finalen e madhe të Ligës së Kampionëve Çelsi- Mançester Siti. Dueli i shumëpritur me dy skuadra angleze, do të luhet në stadiumin e Portos ‘Estadio Do Dragao’.

Një impiant modern me kapacitet prej 50.000 vende ndërsa 25% e stadiumit do të jetë në dispozicion të publikut anglez dyngjyrësh.

Tifozët anglezë kanë marrë lajmin e madh se ata mund të udhëtojnë lirshëm drejt stadiumit ‘Dragao’.

Autoritet portugeze kanë konfirmuar faktin se tifozët nga Mbretëria e Bashkuar do lejohen të futen në shtetin luzitan që nga e hëna.

Pavarësisht të gjithë problemeve që kemi pasur ditët e fundit, mund të themi se jemi me fat që kemi mundësinë të shkojmë dhe të shohim një ndeshje futbolli. Do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta shohim atë në një shtet të bukur”, ka thënë Kevin Parker kreu i tifozëve të Sitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!