E para/ Nesër verdiktet e fundit të promocionit

Dinamo në Grupin A dhe Egnatia në Grupin B, janë ngjitur në Superiore. Nesër Burreli dhe Tomori për të siguruar një përballje paraprake për të luajtur më pas një finale me të 8-ën e Superiores për biletën e fundit që të ngjit në elitë.

Nesër Kategoria e Parë mbyll logaritë me verdiktet përfundimtare të zonës së promocionit. Vora- Korabi dhe Burreli-Dinamo dy ndeshjet e zonës play-off të Grupit A.

Dy ndeshje edhe te Grupi B për zonën ‘Superiore’.Egnatia- Pogradeci, Besa-Tomori, duelet e fundit në grup.

Po në Grupin B, zona play out, dy përballje që nisin po në 15:00. Flamurtari pret Turbinën ndërsa Lushnja takohet në ‘Roza Haxhiu’ me Elbasanin.

Grupi A, Play off:

15:00 ( e shtunë 15 maj)

Vora- Korabi (Pezë)

Burreli-Dinamo

Grupi B, Play off:

15:00

Egnatia- Pogradeci (Peqin)

Besa-Tomori (Luz)

Play out:

Lushnja-Elbasani

Flamurtari- Turbina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!