Teleteksti i mbrëmjes…

727 Gaz Demi: “Ka edhe 3 ndeshje, përderisa Tirana luan për titull, edhe ne luajmë”.

727: Duro: “Kemi sulmues që nuk shënojnë prej 4 muajsh, i kam zgjidhur situatat me mesfushorët dhe mbrojtësit”.

727: Trajneri i njohur argjentinas Hektor Kuper i famshëm me Interin në Seria A, rikthehet të drejtojë një përfaqësuese. Sot zyrtarisht trajneri Republikës Demokratike të Kongos në Afrikë.

727: Liverpul mundi Mançseter Junajtid në ‘Old Trafford’ duke mbajtur gjallë shpresat për zonën Champions. E prapambetura përfundoi 2-4.

727: Borusia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë. Finalja e Berlinit Lajpcig- Dortmund, i shkoi skuadër së verdhë me shifrat 1-4.

727:Krotone e mbyll me ‘nder’ duelin me Veronën. Skuadra e jugut të Italisë ka zbritur në B, por fitoi një ndeshje 2-1 me ‘Hellas’.

727: Real Madrid fiton 1-4 me Granadën në transfertë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh me Atletikon kryesuse. Dy javë për tu luajtur në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!