Partizani dhe Laçi i largohen titullit

Mbyllet ndeshja Partizani- Tirana dhe në fund feston Teuta. Në ‘Air Albania’ si Partizani ashtu dhe Tirana nuk u ngjiten dot në nivelin e shënimit të një goli. Më superior Partizani i cili përgjatë gjithë takimit e kërkoi më shumë golin. Iu afrua në pjesën e parë me një goditje mjeshtërore të Jasir Asanit. Topi u stampua në traversë dhe u kthye në fushë.

Edhe në të dytën janë sërish të kuqtë që krijojnë më shumë. Minutat rodhën si pa kuptuar dhe në fund vetëm 0-0.

Ndërkaq më herët Kukësi ka çertefikuar largimin zyrtar të Apolonisë nga Kategoria Superiore duke e mundur në Fier 0-3. Fiton Vllaznia në Ballsh 0-1 duke ruajtur hapin me skuadrat lart në betejen për titull.

Katastrofë Laçi. Jo për nga loja e rastet por nga rezultati ndaj Skënderbeut. Kontestimet ndaj Juxhin Xhajës nuk vlejnë pasi barazimi stopon në momentin më të padëshiruar bardhezinjtë. ‘Katarsis’ i vonuar te kurbinasit pasi Laçi ka vuajtur që nga eleminimi nga Kupa.

Teuta po. Durrsakët janë më pranë se kurrë fitimit të titullit kampion. Meritë e një grupi luftarak dhe e një trajneri që pas çdo ndeshjeje ka thënë: rezultati do vijë: Mundi kastriotin 1-2 në Kamzë.

Pas javës së 33-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!