Vllaznia gati ti kalojë privatit…

Në Shkodër janë gati për ti dhënë drejtim klubit Vllaznia në futboll. Sipas asaj që është raportuar nga mediat sportive lokale të qytetit verior, nesër 11 maj 2021, nisin proceduart e reja të ankandit për privatizimin e klubit kuqeblu.

Në fakt ankandi ishte i shtyrë për 2 muaj si pasojë e gabimeve në shkresat paraprake dhe pas ankesave të Valter Fushajt, i interesuar për të marrë pjesë si barabartë në garë, Komisioni i Prokurimit Publik, bllokoi ankandin deri në përmirësimin e termave ligjorë.

Kandidatë të mundshëm me gjasë janë sponsori Alban Xhaferi i cili në pak kohë falë strategjisë së ndjekur, e ringriti Vllazninë në majë. Kuptohet në aspektin sportiv. Valter Fushaj ish-presidenti që ka pasur sukses nën drejtimin e skuadrës, por edhe Almiro Gurakuqi një tjetër biznesmen shkodran gati të nisin konkurimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!