Salernitana dhe Veseli në A

Pas 23 viteve ekipi nga Salerno, ngjitet në Seria A. Empoli u ngjit…

Ish-ekipi i Tomas Strakoshës, Salernitana, ka marrë sot një biletë për t’u përfaqësuar në elitën e futbollit Italian sezonin e ardhshëm.

Triumfi në ‘Adriatica’ ndaj Peskarës me rezultatin e pastër 0-3 i ka dhënë arritjen historike ekipit nga Salerno por në festën e tyre gjëndej keqardhja nga fakti që ekipi i Memushajt u rrëzua zyrtarisht nga Seria B.

Pjesë e suksesit edhe mbrojtësi kuqezi, Frederik Veseli, i cili ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Serinë B dhe ka edhe një gol.

Monza dhe Leçe, të renditura në vend të 3 dhe të 4, presin zhvillimet në pazën play off të 4 ekipëve të tjerë si Venecia,Çitadela, Breshia dhe Kievo. Në fazë finale njëra nga skuadrat nga vendi i 3-të deri te i 6-të , do jetë skuadra e tretë që kapërcen në Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!