Ndalet Tirana, Skënderbeu prijës në Kamëz

Bylis bën detyrën duke ndalur Tiranën pa gola sot në ‘Adush Muça’ për javën e 31-të. E nisur si favorite, skuadra e Shehit luftoi fort për ta fituar ndeshjen por ndryshe nga javët e kaluara ka ngecur te restet e humbura.

Në fakt, në këtë takim vendimtar portieri Pano Qirko i Bylisit i cili në më shumë se 4-raste ka mbajtur të paprekur portën e tij. Në pjesën e dytë vendasit u panë më aktivë por në fund si Bylis ashtu dhe Tirana,nuk arritën të shënonin.

Bylisi dhe Kastrioti tashmë shohin shumë pranë korçarët. Tirana me gjasë do luftojë vetëm për një vend në Europë.

Në Kamëz, Kastrioti pritës, humb një ndeshje të cilën e nisi mjaft mirë. Përnballë Skënderbeut që ishte shpesh me 6 futbollistë në prapavijë, ekipi krutan pati inisiativën dhe në disa arste u pa kërcënues. Raportet në fushë ndyshuan kur në fund të fraskionit të parë, Pordani pas dy të vedhave la me 10 lojtarë skuadrën e Ndreut.

Në pjesën e dytë, korçarët ndyshuan modul duke i dhënë përparësi lojes sulmuese. Në të 67′-ën, Zhan Viktor Gonçalves ndër më të dalluarit në fushën e lojes kthen në gol një top që mbeti në zonë nga Neziri. Mbrojtësi ra keq djhe më pas u transportua me autoambulanë për një kontoll më të specializuar.

Ndërkaq, në minutat e mbetura, Kastrioti la shumë hapësirë para. Një sulm i shpejtë dhe Mara fiton penallti për juglindorët.Goditja e Meksit ndalet nga portieri Hidi që gjithësesi, do të nxjerrë në shtesë, një tjetër top nga rrjeta e tij. Ka shënuar Kosta Vangjeli. 0-2

.Ndeshjet, java 31:

Bylis- Tirana 0-0

Kastrioti- Skënderbeu 0-2

Java mbyllet të hënën me tri takime të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!