Markez kthehet në pistën e “krimit”

MotoGP, për raundin e katërt të Kampionatit Botëror 2021,në ndalesën me emrin Herez, Spanjë. Aty ku Mark Markez , 8 herë kampion bote, u rrëzua një vit më parë dhe bëri ‘copash’ krahun e djathtë.

Spanjolli i Honda-s kthehet të flasë përpara se të dielën në 14:00 të startojë gara zyrtare mbi motorë. Në konferencë shtypi numri 93 thotë: “Këtu kam kujtime të mira dhe të këqija. Kushtet e mia fizike nuk janë shumë të mira, por shpresoj të mund të ngas më mirë sesa në Portimao”.

Në fakt në Herez, në 19 korrikun e kaluar, ai mori lëndimin e keq që e detyroi atë të humbasë të gjithë vitin 2020. Spanjolli shpreson të kthehet konkurues i madh me Honda-n e tij: “Ekipi po punon për disa ndryshime. Situata është e vështirë, por së shpejti do të kthehemi në komandë.”

Për tu evidentuar fakti që Mark Markez ka humbur dy garat e para të MotoGP dhe vetëm në pisten e Portimaos u fut në garën sezonale për edicionin 2021. U rendit i shtati.

Fabio Kuartararo pas tri grave ka fituar 2 dhe kryeson me 61 pikë ndërsa 1 Çmim të Madh e ka fituar Maverik Vinjales. Të dy pilotët janë të Yamaha-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!