Lukaku, Çelsi bën gati ofertën e çmendur

Një kampion i madh si Romelu Lukaku, ka trazuar sërish kartat në Angli. Mançesteri tani me gjasë i penduar, e shiti afro dy sezone më parë te Interi pas insistimit të vazhdueshëm të Antonio Kontes.

Për 65 milion euro dhe 13 të tjerë bonuse. 5 vite kontratë me 9 milion në sezon. Lukaku justfikoi totalisht duke u kthyer në një hero të gjallë te zikaltërit që janë një ndeshje larg titullit…

Lukaku ka realizuar 44 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat me Interin në këtë sezon dukë u bërë kështu njëri nga sulmuesit më në formë në të gjithë Evropën.

Sot Çelsi raportohet se afron 121 milion euro për të rikthyer në ishull belgun 27 vjeçar. Sakaq, veç Lukakut, në listën e bluve janë edhe Herri Kejn e Erlind Haland. Topi te ‘Konte’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!