Kupa/ Smajlaj kërcen 8.02 metra

Pak ditë më parë u zgjodh anëtar i Komiteit Ekzekutiv të KOKSH, ndërsa kampioni i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj, nuk di të ndalet.

Pasi fitoi medaljen e Artë me rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, gjatë fundit të shkurtit në Beograd, në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura Izmir Smajlaj dështoi në 5 mars në Poloni me kërcimin 7.69 metra.

Për vetëm 5 centimetra u eleminua nga kualifikimi për në finalen e madhe të Kampionatit Europian për salla të mbyllura. 

Megjithatë sot atleti kampion, ka folur përsëri në fushë. Në Kupën e Shqipërisë në pisten e ‘Elbasan Arena’, shkodrani realizoi kërcimin 8.02 m, duke përmirësuar ndjeshëm treguesit teknikë e fituar vendin e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!