Sopoti në rrjete, Stolaj një militant partie
Ndeshja mes Sopotit dhe Tërbunit për Kategori të Dytë, u mbyll 1-1 por te kampi librazhdas mendojnë se verdikti i takimit ishte stisur që herët nga një arbitër shkodran. Klubi ka shkruar në rrjete:
Postimi:
“Federata perzien politiken me sportin. Sot në Librazhd arbiter ishte një militant partie, një njeri që mllefin e tij poltik, e nxorri në fushë kundra djerses së djemve. Futbolli është për të bashkuar njerzit dhe jo për ta shfrytëzuar politikisht. FSHF nuk duhet të caktojë një militant partie si Albano Stolaj ku jo më shumë se 10 dite më parë bën postime kundër Librazhdit dhe perfaqesuesit të tij politik. Duket qartë që urrejtjen që ky arbiter ordiner ka kundër Librazhdit dhe deputetit të tij e nxorri sot në fushë. Turp për FSHF! Kështu nuk mund ta zhvillosh futbollin Armando Duka! “