Superiorja “voton” të shtunën…

Të shtunën, Kategoria Superiore do të zhvillojë të gjitha takimet e javës së 29-të ose e 2-ta e fazës së katërt e edicionit të 82-të Kombëtar të futbollit.

10 skuadrat në garë duket se janë reduktuar në “9” pasi Apolonia me shumë gjasa, i ka dhënë fund aventurës në elitë për këtë edicion dhe po përgatit kthimin andej nga erdhi, në inferiore.

Ndërkohë,do luhet ballë përballë në disa fusha. Teuta kryesuese ka punë në shtëpi me Tiranën e cila është e destinuar të luajë shanset për të tentuar zonën europiane të Conference League. Partizani- Kukësi në ‘Air Albania’ dhe Kastrioti-Laçi në Kamëz, dy sfida për tu mbajtur ‘shënim’.

Sakaq, nuk do mund të aktivizohen Lorenco Vila te Teuta dhe Bruno Lulaj te Kukësi (kartonë). Në dyshim Imeri te Vllaznia dhe sidomos Mazrekaj te Laçi i cili vijon të vuajë tërheqjen.

Të shtunën 24 prill, Java e 29:

13:00

Kastrioti-Laçi   (Kamëz)

Bylis-Apolonia 

Vllaznia-Skënderbeu     

16:00

Teuta-Tirana

Partizani-Kukësi (‘Air Albania’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!