Elton Kale flet për popullin bardheblu

Një ndër pikat më të forta të Tiranës kampione edicionin e kaluar por dhe aktualisht. Elton Kale përmes kalvarit të operimit në shpatull, rikuperimit në Brazil dhe kthimit në skuadër, foli në një dalje të veçatë për klubin bardheblu. Në rrjete, duke kthyer përgjigje tifozerisë…

Shqipëria? “Shqipëria më pëlqen, nuk ndryshon shumë me Brazilian. Njerëzit këtu janë miqësorë, të afrueshëm. Sigurisht edhe Tirana më pëlqen, por  trafiku është shumë i rënduar”.

Te Partizani“Partizani nuk më ka bërë asnjëherë ofertë. A do shkoja tek ata? Kurrë mos thuaj kurrë, por jam i fokusuar te Tirana. Nuk i dihet kurrë, gjithçka varet nga shefi”.

Për kuqezinjtë… Me gjithë respektin për Shqipërinë, nuk do luaja edhe ta kisha pasaportën. Njerëzit që luajnë për Kombëtaren, duhet të luajnë me zemër” .

Tre futbollistët më të mirë bardheblu? “Tre lojtarët më të mirë të Tirana do të thosha që janë Torasa dhe Batha, por nuk lë jashtë as Kobinah që ka ikur.

Titulli? Kur matematika do thotë që nuk kemi asnjë shans për titullin, atëherë mund të themi që nuk mund ta fitojmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!