Al Kelaifi zgjidhet i pari i ECA, Ceferin e përgëzon

Komiteti Ekzekutiv i shoqatës së klubeve Evropiane (ECA) ka emëruar Naser Al Kelaifin, president dhe CEO i Paris Saint-Germain, si presidentin e tij.

Menaxheri i Bajern Mynih, Mikael Gerlinger është emëruar zëvëndës i parë dhe do të bashkohet me aktualët Edvin Sar (Ajax), Dariusz Mioduski (Legia Warsaw) dhe Aki Riihilahti (Helsinki).

Ndërkaq Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, përgëzon Al Kelaifin, presidentin e PSG-së për zgjedhjen si presidenti i ri i ECA:

“Futbolli ka nevojë për njerëz të mirë në pozitat e përgjegjësisë. Ai është një njeri që mund ti besojmë”, shkruan Ceferin për presidentin e klubit francez. Al Kelaifi nuk u përfshi në ‘puçin 12’ të Superligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!