Asamblea e Seria A, takim urgjent të premten

Siç raportohet me njoftimin zyrtar për shtyp numër 262 të datës 20 prill 2021, Seria A League, në drejtimin e persidentit të saj Paolo dal Pino, ka thirrur një asamble urgjente për 23 prill 2021 në 12:30 ekskluzivisht në video-konferencë.

Në rendin e ditës, sigurisht, diskutimet mbi Superligën dhe pasojat e saj.

Ndërkohë të hënën, Seria A, zhvilloi një takim urgjent me të gjitha klubet e elitës italiane ndërsa klubet e zonës ’12’, Juventus, Milan dhe Inter, deklaruan se do të jenë gjithnjë pjesë e garës në Seria A. Megjithatë askush nuk di të thotë se si do operohet në vijim kur të nisin procedurat e Superligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!