Ceferin: Ëndrrat të qëndrojnë të gjalla për të gjithë

Aleksandër Ceferin, Presidenti i UEFA-s ka folur sërish ashpër nga Kongresi i Montru mbi krijimin e Superligës Europiane. Ceferin ka theksuar se futbolli është i të gjithëve, ndërsa shtoi se ka nevojë që të ketë skuadra si Atalanta dhe Dinamo Zagreb. “Nëse futbolli europian është në nivelin më të lartë botëror si për klube, ashtu edhe për kombëtare, i detyrohen një pjesë të madhe diversitetit të madh. Duhet që ëndrrat të qëndrojnë të gjalla për të gjithë” ,thotë slloveni.

Futbolli nuk i përket askujt, ose më mirë i përket të gjithëve. Sepse futbolli bën pjesë në trashëgiminë tonë, respekt për historinë. Respekt për traditën, respekt për të tjerat. Kjo do të thotë shumë.

Klubet që quhen të mëdha sot, nuk kanë qenë me patjetër të mëdha në të kaluarën dhe nuk kanë asnjë garanci që do të bëhen të mëdha në vitet në vazhdim. Futbolli është dinamik, i paparishikueshëm. Kjo është ajo që e bën një lojë të bukur.

Klubet e mëdha sot që duken të paprekshëm, duhet të shohin se nga vijnë. Dhe duhet të kujtojnë se nëse janë të mëdhenj në Europë, janë edhe falë UEFA-s. Kemi nevojë për skuadra si Atalanta, Dinamo e Zagrebit” , u shpreh kreu i UEFA-s Ceferin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!