Sopoti-Shkumbini pa fitues, tifozët: rroftë ura

Sopoti- Shkumbini        1-1

(Shënues : Çota 58’/ Lundraxhiu 11′)

Është mbyllur në barazim ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Dytë mes Sopotit e Shkumbinit(Gr:A) luajtur të shtunën në stadiumin Sopoti, të qytetit të Librazhdit.

Derbi i qarkut të Elbasanit pritej me mjaft emocione nga sportdashasit librazhdas,për faktin se një fitore e mundshme e ekipit vendas,do të forconte pozitat në vendin e parë,duke llogaritur edhe faktin se ekipi peqinas,me një traditë në futbollin shqiptar,ka edhe një ndeshje më pak.

Gjithsesi, ky takim i luftuar në çdo centimetër është mbyllur në barazim .

Mustafaj, Roshi e Dekavelli për miqtë marrin shpejt frenat e lojës së Shkumbinit. Për të ardhur te avantzhi që në të 11-ën. Një top i harkuar në zonë teksa mbrojtësi shtatlartë Lundraxhiu me kokë e dërgon topin në rrjetën e portierit Alliu.

Pas golit i cili duket se i demoralizoi paksa futbollistët librazhdas dhe deri në fund të takimit ,ekipi merr nën kontrroll lojën. Duke u përpjekur të barazojë rezultatin që në pjesën e parë por pa rezulatat. Në minutën e 17-të,sulmuesi librazhdas Sejdini ka qenë fare pranë golit por portieri Ajazi ka  shmangur këtë gol të sigurt. Po kështu edhe në minutat  25 e 34 ,teksa në këtë të fundit Ajazi ka grushtuar.

Duhej të vinte minuta e 58′-të e takimit ndërsa kapiteni Mirel Çota, shënon golin e barazimit. Epërsia e Sopotit rritet por me gjithë orvajtjen e sulmuesëve vendas goli tjetër nuk pati. Për tu evidentuar forma e jshtëzakonshme e portierit mik Ajazi.

Pas këtij rezultati, Sopoti e Shkumbini kanë ruajtur pozicionet në tabelë. Ndërkaq, ndeshja e radhës për Sopotin është në transfertë përballë Internacionalit ndërsa Shkumbini pret ekipin e Gramshit.

Haxhi Balliu /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!