Zyrtare/ Markez me Honda në Portimao

Tani është zyrtare. Kampioni i 8 fishtë i botës në MotoGP, Mark Markez rikthehet në pistë pas një periudhe relativisht të gjatë.

Spanjolli i Honda-s i mungon pistave që nga korriku i vitit të kaluar, kur në garën e parë sezonale ë vitit 2020, u rrëzua. Tri operacione dhe në fund gati për tu rikthyer.

Honda e bëri të ditur në një komunikatë.

Katër muaj pas operacionit në krahun e tij të djathtë për një infeksion të lidhur me pseudartrozën e humerusit, gjendja e tij konsiderohet “shumë e kënaqshme” dhe për këtë arsye ai mund të kthehet në gara “duke marrë përsipër rrezikun e arsyeshëm të nënkuptuar në aktivitetin e tij sportiv”. Kthimi i tij është planifikuar për GP portugeze në Portimao në 18 Prill.’

Mbetet për tu parë nëse më 15 prill spanjolli do jetë i gjithi i ‘çertefikuar’ për të nisur. Në program janë provat e lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!