Sot/ Sopoti- Shkumbini, ‘finalja’ e Grupit A

Sopoti kryeson me një pikë më shumë se peqinasit, sot supertakimi në Librazhd.

Kategoria e Dytë në Grupin A, pas zhvillimëve të fundit duket se ka vënë në pikëpyetje të madhe vendin e parë që të ngjit matematkisht në Kategori të Parë.

Dominimit të Shkumbinit pas barazimit të fundit në Luz (2-2) dhe fitores së thellë të Sopotit 8-1 ndaj skuadrës së Shënkollit, iu jep të drejtë librazhdasëve të konsiderojnë vetën pretendentë kryesorë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Aq më tepër që sot në Librazhd në 13:00, luhet ndeshja direkte Sopoti- Shkumbini. Në të dyja kampet ka optimizëm. Vendasit kanë një takim më tepër ndaj për ta mbajtur prapa skuadrën e fortë peqinase iu duhet fitorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!