Superiore e ethshme, spikat dueli i Laçit

Sot Superiorja me 4 takime të ethshme.

Laçi- Vllaznia 16:00

Në krye dueli Laçi- Vllaznia (vendi tretë, vendi dytë; 44-46 pikë). Bardhezinjtë vijnë pas dy humbjeve dhe heshtja për shtyp e lançuar nga klubi duket se mban larg presionit vendasit e Duros. Sot ndaj Vllaznisë me një skemë të re vendosjeje… Mungon alternativa Lukas Ramos dhe Turkaj.

Vllaznia si gjithnjë korrekte me axhendën. Trajneri deklaroi dje se skuadra e tij pas dy humbjeve radhazi me kurbinasit pret të shijojë pikë që varjojnë nga 1 deri në 3. Nuk ka Imamin, në pikëpyetje Imeri.

Apolonia-Teuta 16:00

Në “Loni Papuçiu”,Apolonia në shansin e fundit për të tentuar qëndrimin. Përballë ka durrsakët teksa fatkeqësisht për vendasit janë në ekstermin tjetër të renditjes dhe synojnë me ngulm tri pikë për të ruajtur kreun. Kuros mungon te Teuta.

Skënderbeu- Tirana 13:00

Skënderbeu gjithë optimizëm për të thyer Tiranën e vijuar rrugëtimin drejt rikuperimit të pikëve për të shpëtuar. Memelli tha në konferencë për shtyp se skuadra ka rritur besimin dhe se fitoret e fundit japin shpresë. Tirana për të vijuar me fitoret dhe momentin e mirë sezonal.

Kastrioti- Kukësi 13:00 Kamëz.

Takimi mes Kastriotit dhe Kukësit, në program për t’u luajtur në Kamëz, merr konatacion qëndrimi në Superiore. Nga prapa, kërcënon Bylis. Në dukje finale për të dyja ekipet, për të mos u përfshirë zonën “play-out”. Të flitet kështu për Kukësin i cili vitet e fundit ka bërë histori duket absurditet por kampionati me 10 skuadra dikton.

Sot/ Java e 27-të Superiore:

Skënderbeu- Tirana 13:00
Kastrioti- Kukësi 13:00 Kamëz 

Laçi- Vllaznia 16:00
Apolonia-Teuta 16:00

Klasifikimi pas javës së 26-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!