Memelli: Skuadra ka besim

Migen Memelli mendon se Skënderbeu i tij është në një moment pozitiv por që ka ende shumë nevojë për pikë. Ka rikuperuar disa futbollistë dhe tekniku i ‘ujqërve’ shpreson se ndaj Tiranës të ruhet performanca e mirë e javëve të fundit. Në 13:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ dueli jetik me bardheblutë.

Memelli:

Skuadra po fiton besimin dhe vazhdimësia te rezultatet është ajo që na intereson ne si staf dhe na jep besim për të ardhmen. Morali është rritur, pa diskutim. Të fitosh jashtë ndaj skuadrave si Partizani, Apolonia dhe Kukësi, nuk është e lehtë. Besimi është rritur në skuadër.

Unë gjithmonë përpara, kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër. Tirana është një klub i dashur për mua, sepse në planin profesional si sportist kam fituar aty. Por edhe nga ana profesionale e trajningut, Tirana më ka dhënë mundësinë të ushtroj profesionin për 5.5 vite tek Akademia dhe ta përvetësoj profesionin.

Jam mirënjohës ndaj njerëzve që punojnë gjithmonë. Nesër të dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme. Padiskutim që Skënderbeu do të futet në fushë për të fituar. Tirana është një skuadër që përfaqësohet gjithmonë nga mentaliteti fitues, njësoj si Skënderbeu në 10-11 vitet e fundit.

Është një ndeshje e vështirë, Tirana ka lojtarë me kualitet, ne e dimë forcën e tyre, por pa diskutim që do mbështetemi edhe te forca jonë, që është grupi. Jam i bindur që lojtarët do të bëjnë maksimumin dhe do të bëjnë një ndeshje të mirë. Nëse performanca do të jetë e duhura dhe intensiteti do të jetë i lartë, kam besim që edhe rezultati do të vijë.
Është kthyer Taipi nga pezullimi i kartonëve. Gjithmonë futemi për tre pikë në fushë. Kjo është një ndeshje që i ka të tre rezultatet. Kemi treguar stabilitet në javët e fundit. Rëndësi ka që skuadra të zhvillojë një performancë të mirë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!