Shehi optimist: Nuk jemi larg nga kreu

Tirana në garë për titull? Pas dy fitoreve radhazi deomos që kampionët në fuqi kanë gjithë të drejtën për të parë nga kreu. Bardheblutë nesër (13:00) luajnë në Korçë kundër Skënderbeut në emergjëncë për pikë. Trajneri durrsak i Tiranës Orges Shehi duke folur për këtë takim tha:

Sfida“Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”.

Gjëndja e Kale? “Nuk është në gjendjen e tij më të mirë, ky është shkaku pse e ka nisur edhe nga stoli. Është një lojtar që na ndryshon shumë lojën, është edhe inteligjent. Kur futet ndryshon lojën. Cale është i gatshëm, është në listë për sfidën e nesërme”.

SkëndebeuTaipi tha se më njeh? Mund të më njohin mirë. Lojtarët që kam stërvitur aty janë të paktë, pjesën tjetër nuk i njoh mirë. Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetëm për ndeshjen e nesërme”.

Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e pestë dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!