Kombëtarja femra miqësore në Bosnje

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Kombëtarja e Femrave pasi kreu testet anti-COVID-19 të martën (të gjithë negativë) delegacioni i Kombëtares është nisur sot drejt Bosnjë0Hercegovinës për të luajtur një ndeshje miqësore me vendaset ballkanase.

FSHF

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e sotme drejt Bosnje-Hercegovinës, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 9 prill.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se ditën e martë delegacioni i Kombëtares i është nënshtruar testeve Covid-19 dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

Skuadra ka qenë nën urdhrat e trajnerit Armir Grima që prej 5 prillit, i cili ka pasur mundësinë të zhvillojë disa seanca stërvitore dhe të shohë gjendjen e lojtareve.

Listës së futbollisteve që do udhëtojnë drejt Bosnjes i është shtuar futbollistja e Apolonisë, Armela Tukaj dhe futbollistja e Vllaznisë, Matilda Gjergji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!