Rrëhefet Tuhel: Nga PSG te Çelsi për ‘dy minuta’

Trajneri i Çelsit në Premier League, Tomas Tuhel është kthyer të flasë për shkarkimin nga Paris Saint-Germain. Për Sky Sport të Gjermanisë, trajneri dha versionin e tij të takimit me drejtorin Leonardo, i cili i komunikoi vendimin e klubit:

Tuhel:

Ishte shumë e habitshme, sepse më 22 dhjetor dëgjova për herë të parë se mund të largohesha. Patëm një bisedë me Leonardon, përsëri para ndeshjes më 23 dhjetor. Ishte e mundur, por nuk më dukej e vërtetë. Ne fituam 4-0 kundër Strasburgut. Të nesërmen patëm një bisedë tjetër, e cila zgjati dy minuta, pasi edhe unë nuk kisha shumë për të thënë. U ngrita dhe i thashë se duhet ta zgjidhte ai situatën dhe u largova.

Krishtlindjet nuk ishin të këndshme për mua dhe familjen time, ishte e çuditshme. Kur erdhi propozimi i Çelsit, ne nuk patëm kohë për tu menduar. Apo për të hezituar. Ndoshta ishte gjëja më e mirë. Megjithatë, me PSG-në, ishte një përvojë e pabesueshme, një klub i shkëlqyeshëm me disa nga lojtarët më të mirë në botë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!