Rikthehet Abrashi, Bazeli shkarkon Sforzën

Rikthimi i Amir Abrashit në fushë me Bazelin, pas atij dëmtimi të gjatë, nuk ka sjellë dhe aq fat. Skuadra e famshme zviceriane është mundur në shtëpi nga vendi i fundit duke komplikuar të ardhmen në kompeticionin europian.

Dhe menjëherë masa ndëshkuese nga klubi.

Çiriako Sforza nuk është më trajneri i Bazelit. Vendimi i marrë nga klubi vjen pas nokautit të bujshëm në shtëpi kundër Vaduzit, i cili ishte në pozicionin e fundit para ndeshjes.

Me nëntë javë nga fundi, Bazeli i Abrashit dhe Zhegrovës, renditet i pesti. Si kurrë më parë në dekadën e fundit. Menaxhimi teknik i është besuar përkohësisht Patrik Rahmen, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!