U21/ Laçi merr kreun, vendos Xhixha

sportiim2

U luajt sot në Kompleksin e Kamzës sfida kryesore e javës së 19-të për Kategorinë Superiore deri në 21 vjeç. Laçi i vendit të dytë ka sfiduar Bylisin kryesues duke e mundur në shifrat 2-1.

Fillimisht Ujka për miqtë dhe më psa dy herë Redon Xhixha, kanë vulosur fitoren e ekipt që drejtohet nga Klevis Hima.

Një duel i cili për nga rëndësia i ka bërë kampet respektive të ‘ftojnë’ shumë lojtarë nga radhët e skuadrës A.

Kështu te Bylis u panë portieri Qirko, Antoni Bej, Ujka, Mehmetllari, Prekaj, Qardaku, Spahiu.

Por dhe te kurbinasit U21 u aktivizuan futbollistë nga ekipi i parë. Mjafton ti hedhësh një vështrim formacionit të Himës dhe dallon: Sherri; Trokthi, Cekolli, Murataj, Bytyqi, Arber Deliu, Sulovari, Bruka, Zulfiu, Prenga, Xhixha.

Ndërkaq dueli mes Kastriotit dhe Tiranës, u mbyll me triumfin e krutanëve me rezultatin 1-0. Teuta dhe Kukësi u mbyll 2-2 ndërsa cerrikasit fituan ndaj Shënkollit 1-4.

Rezultatet e javës 19 sot:

Teuta-Kukësi 2-2

Laçi-Bylis 2-1

Kastrioti-Tirana 1-0

Shënkolli-Turbina 1- 4

?>