Investigimi i ‘Sporti im’/ Kampion në Shqipëri, Rajon e Europë?

Tani që kampionti i 82-të Kombëtar i Kategorisë Superiore po shkon drejt fundit por dhe i atyre në Europë, Sporti im.al i hedh një vështrim situatës ku gjënden ekipet e kreut.

Superiore pas javës së 26-të duket se çështja titull do diskutohet mes Laçit, Partizanit, Teutës dhe Vllaznisë.

Në Rajon:

Shkëndija gati të presë finishin si kampionia e Maqedonisë së Veriut teksa udhëheq me 10 pikë më shumë se vendi i dytë.

Ipko, kur do të luhen dhe 9 javë, udhëheq Drita me 3 pikë më shumë se vendi i dytë, Ballkani.

Greqi, Olimpiakos ka 4 pikë më shumë se Aris Selanik (java e 26), ndërsa në Rumani, Steaua dhe Kluzh janë thuajse ‘kokë më kokë (29 javë). Në Serbi pas 29 javëve Zvezda gjëndet 9 pikë përpara vendit të dytë. Në ‘Prva Crnogorska Liga’ të Malit të Zi, Buduçnost ka 22 pikë më shumë se Decic Tuzi.

Europë elitë:

Angli, Mançester Siti ka nisur të ‘prodhojë’ markën e re të triumfatorit në ishull. 74 pikë në 31 javë, ndjek Junajtid me 60 pikë 30 javë. E kryer…

Interi gati të hapë shampanjën në Seria A. Ka 8 pikë mbi Milan (2) dhe një ndeshje më pak.

La Liga pas humbjes dje të At. Madrid është bërë lëmsh teksa tri të parat Atletiko, Real dhe Barcelona ndahen me 3 pikë. Java e 29 me 8 të tjera për tu luajtur.

Bundesliga njeh si padron Bajern Mynih me 64 pikë ndaj 57 që ka lajpcig pas 27 javëve.

Ligë1 në Francë prodhoi surprizën javën që u mbyll kur Lilë që kryeson, mundi PSG në Paris 0-1. (Pikët me PSG të dytin janë 66-63).

Eredivisie (Holandë) Ajaks gati të rishpallet kampion. Udhëheq me 11 pikë mbi PSV.

Edhe në Primiera të Portugalisë ky edicion duket se njeh kampionen e re që këtë radhë nuk është as Benfika e as Porto por Sporting Lisbonë. Kryeson me 7 pikë më shumë se Porto dhe ka një takim më pak.

Turqi janë po ato. Tri superfuqitë e Stambollit, Beshiktash (64), Fenerbahçe (62) dhe Gallatasaraji (61). 10 javë deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!