Seferi: Më tërheq Superiorja, qëndroj te Tirana

Prej disa javëve, Tirana ka arritur të kthehet jo vetëm me rezultate bindëse por dhe në pikë të mjaftueshme për të parë nga kreu. Natyrisht kthimi nga demtimet e disa titullarëve kanë rritur cilësinë dhe fitorja e fundit ndaj Apolonisë 5-2 mishëron argumentin.

Nuk shënoi dje por që nga ndeshja e fituar me Laçin, Taulant Seferi duket i tjetërsuar për mirë. Pas ndeshjes ka deklaruar:

Seferi:

Titulli? “Gjithçka është e hapur dhe mendoj se kemi shanse. Ne jemi shumë të lidhur, si një familje dhe shpresoj që të na ecë mirë, të vazhdojmë kështu dhe besoj do i arrijmë objektivat tanë. Diferenca nuk është shumë e madhe, ne duhet çdo ndeshje ta vlerësojmë maksimalisht”.

Skuadra më e fortë? “Më ka pëlqyer shumë se si ka luajtur Laçi përpara 2 ndeshjeve të fundit, por edhe Teuta është një ekip i mirë”.

Kombëtarja, mungesa e ftesës? “Është vendim i trajnerit Reja, edhe sulmuesit e tjerë kanë bërë gola dhe kjo mendoj ka qenë arsyeja që nuk jam grumbulluar, nuk besoj se ka ndikuar ardhja në kampionatin shqiptar tek mungesa në listën e përfaqësueses. Për mua ka rëndësi që kombëtarja të bëj paraqitje dinjitoze, unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem gati për skuadrën përfaqësuese”.

E ardhmja? Të them të drejtën kur isha në Zvicër nuk e kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe nuk kam patur një mendim pozitiv për ligën shqiptare, por tani që luaj këtu mund të them që është një kampionat shumë i fortë, është agresiv dhe më pëlqen shumë.

Unë kam edhe një vit kontratë me Young Boys dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë. Më pëlqen shumë Tirana, nuk ia mbyll aspak derën një qëndrimi këtu, pasi çdo gjë është e hapur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!