Cungu: Vllaznia të luajë për një trofe, te Laçi shtrydha 10 futbollistë si limon
Armando Cungu trajneri i Kombëtares Kuqezi deri në 19 vjeç, ishte i ftuar sonte në televizionin lokal të Shkodrës, ‘Star Plus’. Tema kryesore ishte Vllaznia dhe ndeshja e radhës ndaj Laçit në transfertë.
Trajneri shkodran ndërsa ka drejtuar e fituar trofe me bardhezinjtë, i bëri një skanër të plotë të dyja skuadrave dhe sygjeroi se si duhet të sillet Vllaznia në fushë. Pika e fortë e Laçit sipas Cungut, treshja e mesfushës Shehu, Lushkja, Deliu. ‘Janë dallgë e fortë’.
Cungu:
Elementë nga moshat te Vllaznia?
Gjithnjë ka pasur dhe do ketë por menaxhimi ka rezultuar jo i mirë. Shihni Tiranën. Tirana për momentin ka 4 lojtarë të Akademisë. Po punon mjaft mirë poshtë. Më thoni sa herë i kemi dhënë hapësirë lojtarve tanë. Janë bërë 5-6 blejre në janar, asnjë gjë nuk po bëjnë. Shih Avdiaj ka luajt vetëm 10 minuta. Po kështu dhe të tjerët.
Në fakt, jam disi larg këtyre pasi jam trajner i 19 vjeçarëve të Kombëtares dhe jam duke pa elementë te Vllaznia dhe gjithë Shqipëria për elementë cilësorë. Por shoh se elementët e Vllaznisë,nuk mirëmenaxhohen.
Vllaznia udhton në Laç, ju e njihni…
Nuk është ndeshje e lehtë. Laçin e njoh shumë mirë pasi e kam drejtuar por duhet patur shumë kujdes. Gjatë verës erdhën 9 lojtarë por jo të gjithë ishin për të forcuar grupin. Megjithatë e përsëris është shumë skuadër e fortë.
Ndryshe nga vjet kur unë ktheja kokën prapa në pankinë e nuk kisha asnjë alternativë. Më duhej të shtrydhja si limon një grup prej 10 futbollistësh. Mendoj se trajneri i Vllaznisë të mos hidhet në sulm me skuadrën por të qëndrojë prapa e të presë. Pastaj me mundësitë që jepën të godasë.
Jemi në momente për të bërë kalkulime. Në dy fronte është e vështirë të luftohet. A ka mundësi Vllaznia? Mendoj se nuk i ka mundësitë. Vllaznia le të tentojë por kam idenë se klubit i duhet një Kupë. Mos të harrojmë se kemi qënë 9 pikë përpara. Duhet të futet në fushë të luajë me mendimin sikur do me u shpall kampion. Të sillet si kampione.
Ndaj Laçit duhet të jetë e kënaqur me një pikë. Po humbi i dhuron kundërshtarit tri pikë ndërsa me barazim e mban prapa. Në fakt deri tani, Vllaznia i ka bërë detyrat e shtëpisë. Uroj të fitojë Vllaznia.
Pikat e forta të Laçit dhe parashikimi?
“Unë e kam thënë që Laçin për ta mundur duhet t’i evitosh lojën e tre mesfushorëve. I ka të talentuar. Aty skuadra e tyre sillet si ‘dallgë’ dhe nuk të lejon të organizohesh. Them barazim“, ndër të tjera Armando Cungu.