Akti i fundit i fazës së tretë të shtunën…

Zhvillimet e fundit në Kategorinë Superiore kanë konfiguruar ndryshe ekipet në tabelë ndërsa me 10 javë nga fundi, askush nuk di të thotë se ku fshihen verdiktet.

Betejë në krye e po ashtu në fund. Teuta për herë të parë merr kreun duke e ndarë me Vllazninë e Shkodrës. Laçi e Partizani pasi kanë luajtur keq javët e fundit, ndjekin me 2 pikë më pak. Por gati për të shpërthyer.

Afrohet Tirana dhe Kukësi që përfundimisht dorzohet për europën. Bashkë me Kastriotin (luajnë bashkë këtë javë) duket se formojnë mesin e artë.

Fundi mister. Fitorja e Skënderbeut këtë javë ndaj Kukësit, tregon se rivaliteti për të qëndruar në kategori do të jetojë gjatë. Bylis, Skënderbeu por dhe Apolonia janë në garë.

Të shtunën tri takime me duelin Laçi-Vllaznia në epiqendër. Do luhen dhe Apolonia- Teuta dhe Skënderbeu- Tirana. Dy takimet e tjera të dielën.

Ndeshjet e javës së 27-të:

13:00

Apolonia- Teuta

Laçi- Vllaznia

Skënderbeu-Tirana

Të dielën:

13:00/ Kastrioti-Kukësi

16:00/ Partizani-Bylis (‘Elbasan Arena’)

Klasikimi i Kategorisë Superiore pas javës së 26-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!